VIDEO – Vllaznia ndalet nga Egnatia në Rrogozhinë, kuqeblutë vetëm një pikë përballë ekipit të Shtubinës…

Vllaznia merr vetëm një pikë në përballjen me Egnatian për Supërligë. Djemtë e Brdariç kanë shënuar vetëm një gol edhe atë me penallti.  Kanë qenë vendasit ata që kanë kaluar në avantazh me një supergol nga Iseni në minutën e 15- të. Nga jashtë zone, rreth 27 metër larg zonës, lëshohet një predhë dhe portieri i Vllaznisë Zogoviç kërcen kot.

Ka qenë një pjesë e parë e ekulibruar, ku Vllaznia mund të thuhet se ka patur një farë epërsie. Megjithatë, goli ka ardhur për Vllazninë me një gol të akorduar nga VAR. Pas një topi në zonë, portieri vendas ka patur një kontakt me Latifin, i cili po vetë kthen në gol 11- metërshin e fituar.


45- minutat e dyta kanë folur totalisht për Vllazninë, e cila ka dominuar, ka patur edhe raste për të shënuar por përfundimisht ndeshja është mbyllur barazim. Me këtë barazim, Vllaznia arrin në kuotën e 10 pikëve në vendin e 5- të pas 8 ndeshjeve.