
Edhe pse luhej në “Loro Boriçi”, Vllaznia nuk ia ka dalë përballë Vorës. Kuqeblutë janë ndalur në një barazim pa gola teksa loja e tyre linte shumë për të dëshiruar. Rastet më të mira i kanë patur miqtë, të cilët në fakt në Shkodër ishin mikpritës në mungesë të stadiumit të tyre për të luajtur.
Vllaznia nuk tregoi asgjë, në vazhdën e ndeshjeve të dobëta të javëve të fundit. As ndërrimet e trajnerit Martini nuk kanë dhënë rezultat në lojë, e cila nuk u ngrit asnjëherë në nivelin e Vllaznisë, sidomos të fazës së parë. Me këtë barazim të bardhë shkodranët ruajnë vendin e dytë pas Elbasanit, nisur edhe nga fitorja e papritur e Flamurtarit me Egnatian në Rrogozhinë.




