Skënderbeu ka mposhtur Vllazninë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 9 të Kategorisë Superiore, takim i zhvilluar në Korçë. Korçarët siguruan tre pikët e radhës falë golave të Takut në minutën e 57 dhe Soue në minutën e 84-t. Edhe pse nuk shkëlqyen në lojë, bardhekuqtë regjistuar fitoren e 8 në 9 ndeshje të fazës së parë, duke e mbyllur ¼-tën e kampionatit pa humbje.
Pas këtij takimi, Skënderbeu mban vendin e parë me 25 pikë, ndërkohë që Vllaznia renditet e 9-a me 6 pikë.