Kuqeblute kanë marr 3 pikë të vlefshme në përballjen e rradhës me Flamurtarin në Shkodër. Djemtë e Gjokës kanë fituar lehtësisht me 3 gola, njëri më i bukur se tjetri. Eurogol mund të konsiderohet ai i Vucaj, i cili ka shënuar nga një goditje standarte golin e parë. Sukaj ka treguar se majta e tij nuk të fal duke dyfishuar rezultatin me një të majtë të idhët, pikërisht aty ku nuk e priste portieri i Flamurtarit.
Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë, ndërsa në të dytën Sukaj shënën të tretin për Vllazninë dhe të dytin personal. Kuqeblutë kanë patur raste pa fund për të shënuar edhe gola të tjerë, por e gjithë ndeshja u mbyll 3 – 0 për shkodranët. Me këtë rezultat Vllaznia është në vendin e tret nga fundi, 2 pkë larg Teutës. Ndërkohë, javën tjetër kuqeblutë udhëtojnë drejt Kamzës, ku Vllaznia duhet të marrë maksimumin e mundshëm.