Vllaznia mund Erzenin në javën e fundit dhe fiton “kupën e vogël”, ajo “e madhja” ka vlerë 30 milion lekë…

Kuqeblutë e Vllaznisë e kanë mbyllur me fitore fazën e tretë të kampionatit. Ato kanë mundur në “Loro Boriçi” Erzenin me rezultatin 1-0. Një fitore e ardhur falë golit të shënuar nga Gurishta në fundin e pjesës së parë.

Vllaznia e ka kontrolluar lojën dhe gjatë pjesës së parë do të kishte disa mundësi shënimi me anë të Junior, Mehmedajt dhe Krujës. Por atë që nuk e bënë sulmuesit do ta bënte një mbrojtës. Një top i mbetur në zonë, është goditur fort nga Gurishta dhe ai ka përfunduar në rrjetë.

Në fillimin e pjesës së dytë, ekipi shkodran ka mundësi të dyfishojë shifrat por nuk ndodh kështu. Në minutën e 48-të ka qenë braziliani Junior që u pengua në mënyrë të parregullt brenda zonës nga portieri Vata e pengon në mënyrë të parregullt.

Arbitri Xhemalaj ka akorduar 11-metërsh të cilën e mori përsipër vetë braziliani por ai nuk ka arritur dot të shënojë sepse topi është pritur nga portieri kundërshtar.

Me pas, pavaresisht perpjekjeve nuk do te kishte gol tjeter dhe perfundimisht 1-0 per Vllaznine. Pas perfundimit te ndeshjes eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes si ekip kampion i Grupit A. Kjo mund të quhet “kupa e vogël”, ndërsa pas pak ditëve do të luhet për “kupën e madhe”, titulli kampion i Kategorisë së Parë. Më shumë se pjesa morale, kjo kupë ka peshë financiare për Vllazninë pasi vlen 30 milion lekë.

Loading...