ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Vllaznia merkato të denjë për Champions, afron katër amerikane dhe një malazeze…

Vllaznia, skuadra më e mirë e futbollit të femrave në vendin tonë, po e konsolidon edhe më shumë ekipin për të qenë sa më e gatshme për ndeshjet e Ligës së Kampionëve që do të startojnë më 7 gusht. Kampionet e Shqipërisë po tregohen shumë aktive në merkato, ku së fundmi kanë shpërthyer duke afruar edhe 5 lojtare të reja.

Loading...

Trajneri Leka do të ketë në dispozicion një ekip edhe më të fortë, pasi skuadrës i janë bashkuar katër lojtare amerikane dhe një malazeze, të cilat tashmë kanë nisur stërvitjen. Bëhet fjalë për portieren Danielle Etzel, qendërmbrojtësen Cassidy Blanchard, mesfushoren Hannah Dauzat dhe sulmuesen Amanda Doyle.

Ndërsa një tjetër përforcim në mesfushë është malazezja Milica Vuliç. Kujtojmë se Vllaznia do të ndeshet në Champions me kampionet e Lituanisë, Maltës dhe Irlandës.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.