Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Vllaznia meriton titullin, luajmë më mirë”, Zogoviç: Bindëm ndaj Partizanit, Apolonia mund ta ndalë Teutën

ShkodraWeb 25 May, 2021
zogovic vllaznia

Portieri Bojan Zogoviç është lojtari i vetëm te Vllaznia që i ka luajtur të 35 ndeshjet e kampionatit. Nga minutazhi i plotë, “gardianit” malazez i mungojnë vetëm 13 minuta në ndeshjen me Apoloninë, që u fitua 6-0 nga shkodranët dhe trajneri Brdariç i dha mundësi debutimi portierit Kristi Qarri.

Në intervistën e dhënë së fundmi për “Panorama Sport” 32-vjeçari pohon se Vllaznia e meriton të shpallet kampione, pasi ka qenë skuadra që zhvilluar futbollin më të mirë në Superiore këtë sezon. Ndonëse në Durrës e quajnë të mbyllur çështjen titull, Zogoviç pohon se kuqeblutë besojnë te titulli në 90- minutëshin e fundit.

A mendon se Apolonia i ka mundësitë për ta ndalur Teutën, por nëse nuk ia dalin, ata do t’i urojnë fituesit. Portieri flet për sezonin në përgjithësi, finalen e Kupës, si dhe për mundësinë e rinovimit të kontratës me Vllazninë edhe për sezonin e ri.

Keni arkivuar një fitore decizive me Partizanin. A ishte ky sukses një sinjal titulli për Vllazninë?

Po, ishte një fitore e madhe dhe e rëndësishme. Luajtëm mirë në atë takim dhe tani shpresojmë se mund ta fitojmë titullin kampion.

Te Teuta ka nisur festa. A jeni i surprizuar nga ky fakt apo rivali juaj e ka të garantuar fitoren me diferencë golash ndaj Apolonisë?

Për të qenë i sinqertë, ne kurrë nuk mund të festojmë përpara fundit të sezonit. Mbase ata janë të sigurt te fitorja, por të presin deri në mbyllje të javës së fundit dhe pastaj të shikojmë se kush do të festojë me të vërtetë.

Mendoni se Vllaznia mund të shënojë më shumë ndaj Laçit sesa Teuta ndaj Apolonisë, pasi me golavarazh më të thellë titulli vjen në Shkodër?

Do ta shikojmë. Në letër Teuta ka një ndeshje më të lehtë, por e di mirë se në Superiore nuk është e lehtë të luash ndaj asnjë skuadre. Ne do të mundohemi që të ruajmë ritmin tonë dhe të zbresim në fushë për fitore. Në fund shpresoj që ta mbyllim me sukses kampionatin.

A keni një mesazh për lojtarët e Apolonisë, pasi nga angazhimi i tyre mund të varet edhe çështja e titullit?

Para së gjithash, duhet përmendur se Apolonia nuk ka skuadër të dobët. I kam parë ndeshjet e tyre, kanë shumë lojtarë të rinj që mund të bëjnë një karrierë të mirë. Unë besoj se ata do të jenë në maksimumin e tyre në ndeshjen e fundit dhe shpresoj që ata të marrin një rezultat pozitiv, pasi i kanë mundësitë.

Te Partizani ndihen të vjedhur pas humbjes, duke iu referuar penalltisë së akorduar për Vllazninë, që për ata nuk ishte. A keni një koment për këtë?

Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, përveçse mund të them se Vllaznia luajti e organizuar shumë mirë dhe fitoi me ndershmëri.

A ju ngarkuan deklaratat e trajnerit të Teutës Edi Martini përpara ndeshjes me Partizanin apo nuk patën efekt te ju?

Ne luajtëm vetëm për veten tonë dhe nuk e kemi lexuar fare qëndrimin e trajnerit Martini.

Nëse Teuta do të shpallej kampione në fund, çfarë do të mendonit?

Nëse Teuta do ta mbyllë e para, ne do t’i urojmë ata. Por, akoma besojmë që mund ta fitojmë titullin kampion.

A do t’ju vinte keq, që pas këtij supersezoni që keni zhvilluar si ekip, të mos e fitonit titullin kampion?

Mendoj se ne kemi zhvilluar futbollin më të mirë këtë sezon në Superiore. Të gjithëve do të na vinte keq nëse nuk dalim kampionë, pasi kemi arritur rezultatet të mëdha në këtë vit me Vllazninë.

Po fitimi i Kupës a është i mundshëm?

Fillimisht duhet të luajmë javën e fundit të kampionatit, ku jemi të fokusuar të gjithë si ekip. Pas kësaj do të mendojmë për finalen e Kupës. Do të jetë e vështirë, por unë besoj te kjo skuadër.

Cila do të jetë e ardhmja e Zogoviçit dhe a pritet ndonjë sinjal rinovimi me Vllazninë?

Pas finales së Kupës do të kemi një pushim dhe më pas do të shikojmë se cila do të jetë e ardhmja. Sigurisht që pushimi do të jetë i shkurtër, pasi duhet të nisim sa më shpejt përgatitjet për pjesëmarrjen në Europë e më pas do të flasim për mundësinë e firmosjes së një kontrate të re me klubin. /Admir URUÇI – PANORAMASPORT.AL/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Po ta kërkoj si Verior që asht marre…”, tifozët e Vllaznisë thirrje publike presidentit të Laçit: Rrahe Sherrin…
Artikull pasardhës: OSHEE duhet të kryejë remont, sot Shkodra do të jetë pa ujë të pijshëm, mësoni oraret dhe merrni masa

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit 10 March, 2026
  • Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara 10 March, 2026
  • Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor… 10 March, 2026
  • Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para… 10 March, 2026
  • VIDEO – Ngjarja e të hënës në Kiras të Shkodrës, policia shpall në kërkim 40- vjeçarin që qëlloi me armë 10 March, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinjtë shkodranë, akuzohen për tregëti armësh, iu gjetën 6 pistoleta 10 March, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

kupa gjysfinale 2026

Shorti i Kupës së Shqipërisë, Vllaznia njeh rivalin në rrugëtimin drejt finales së dytë më të rëndësishme të sezonit

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
miser bllokuar aku 2025

Procedime disiplinore për 13 inspektorë të AKU Tiranë e Shkodër, lëshime në detyrë për 130 ton misër të bllokuara

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
bashkia shkoder naten 2025

Bashkia Shkodër hap me dy kalime aksin Parrucë- Xhabije, synohet lehtësimi i qarkullimit rrugor…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
ambulance shkoder 2024

Gjendet i pajetë në banesën e tij në Kiras 45- vjeçari, policia e Shkodrës jep informacionet e para…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.