
Vllaznia ka hedhur nje hap fals ne Kupen e Shqiperise qe shihej si objektiv per te arritur ne Kupat e Europes. Djemte e drejtuar nga Ernest Gjoka jane mundur ne kryeqytet nga Tirana e Kategorise se Pare 0 – 2. Pjesa e pare e takimit ka perfunduar me rrjeta te paprekura ku kane munguar rastet nga te dy ekipet, natyrisht edhe golat. Ne pjesen e dyte vendasit kane shenuar dy gola ne minutat 68 me Greca dhe ne 83 me Wellyson. Me kete rezultat bardheblute kane hedhur nje hap te rendesishem per kualifkim, ndersa kuqeblute jane me nje kembe jashte nga Kupa e Shqiperise. Megjithate, shpresa vdes e fundit, jane edhe 90 minuta qe Vllaznia te vijoje te enderroje Kupat e Europes.