ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Vllaznia me dy mungesa të rëndësishme në transfertën e vështirë me Teutën në Durrës…

Frika e mungesave ekzistonte gjatë orëve të fundit tek trajneri Mirsad Jonuz dhe në fakt ato janë konfirmuar. Kështu, për takimin e nesërm ndaj Teutës, mësohet se Vllaznia nuk do të ketë të gatshëm dy prej lojtarëve titullarë të saj.

Bëhet fjalë për mbrojtësin maqedonas Filip Gligorov dhe mesfushorin Ardit Krymi. Të dy ata nuk kanë arritur të lënë pas dëmtimet që kanë patur dhe si rrjedhojë nuk do të jenë të gatshëm për këtë sfidë të rëndësishme.

Problemi më i madh është tek zëvendësimi i Gligorov në krahun e majtë të mbrojtjes. Stafi teknik në ndeshjet e mëparshme arriti të “adaptonte” në këtë pozicion Gurishtën, duke kthyer në krahun e djathtë të mbrojtjes Shtubinën.

Mbetet për t’u parë se si do ta zgjidhë trajneri këtë mungesë për takimn e nesërm me durrsakët. Sakaq, mungesa e Krymit në qendër të mesit të fushës, është e sigurtë se do të kompesohet me aktivizimin e Ramadanit nga minuta e parë.

Pavarësisht këtyre problemeve, Vllaznia do të synojë të marrë pikë në këtë takim duke lënë pas humbjen e javës së kaluar me Tiranën në “Loro Boriçi”.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.