Ka shumë që pyesin sot se përse Vllaznia po shkëlqen në krye të klasifikimit dhe po bind me lojë. Nuk është aspak rastësi…. së pari, ndryshe nga pjesa dërrmuese e ekipeve të tjera të Superiores, Vllaznia sulmon me shumë forca dhe rrjedhimisht shton shanset e veta për gol, por nuk i lejon kundërshtarët që ta sulmojnë me agresivitet, pasi i detyron të tërhiqen pas.
Së dyti, ka mesfushorë që arrijnë të çmarkohen mirë edhe kur nuk kanë topin, janë energjikë dhe dinë të pasojnë si duhet me shpejtësi.
Kjo i vë në vështirësi të mëdha rivalët, që përgjithësisht luajnë një futboll mesatar, por edhe të ngadaltë. Së treti, ka një moshë mesatare prej afro 25 vjeç në ekip dhe kanë përgatitje të lartë fizike. Për të luajtur në sulm, duhet të kesh teknikë të lartë, por edhe përgatitjen e duhur fizike.