Vllaznia luan sot ndeshjen e fundit për Superligën, Ndriçim Shtubina merr lajmin e mrekullueshëm…

Sot ne oren 17.45 Vllaznia do te luaje ndeshjen e javes se fundit te kampionatit, ate ndaj Flamurtarit e cila do te zhvillohet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Por pikerisht ne kete dite, nje nga futbollistet e ekipit shkodran, Ndriçim Shtubina, ka ndare me te gjithe nje lajm te gezueshem. Ai eshte bere baba per here te trete.


Mesfushori kuqeblu permes rrjeteve sociale u ka prezantuar shokeve dhe miqve te tij vajzen e sapoardhur ne jete te cilen e ka pagezuar me emrin Ambla. Kuptohet qe nje moment i tille i ka gezuar te gjithe ne familjen Shtubina, per me teper qe vajza eshte femija i trete i saj, pas dy djemve qe kane lindur me perpara.

ShkodraWeb Media gjen rastin t’a uroje Çimin: Me jete te gjate vajzen! Kuptohet qe pas ketij gezimi familjar ai nuk do te jete i pranishem per ndeshjen e sotme sepse duhet t’i qendroje prane bashkeshortes dhe vajzes se sapolindur.

 ABCOM ║ VODAFONE