Eshte mbyllur me fitoren 1-0 ne favor te Vllaznise ndeshja miqesore ndaj Teutes e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”. Fatin e takimit e vendosi goli i shenuar nga braziliani Victor da Silva me koke ne minuten e 45-te.
Në minutën e 12-të është rasti i parë për Vllazninë. Fillimisht është Marku që me të majtën e tij vë në vështirësi portierin durrsak dhe aksioni vazhdon teksa pas krosit të Imerit, Mandiangu shumë pranë portës gabon në gjuajtje duke ia dhuruar topin portierit.
Në minutën e 22-të një kundërsulm i bukur i Vllaznisë, Imeri vepron shpejt nga e djathta, sheh të zbuluar në zonë Victor da Silvën por ai nuk arrin t’ia gjejë kohën topit duke humbur një mundësi të mirë shënimi.
Edhe ne minuten e 41-te ka qene Imeri qe pas nje aksioni shume te bukur, ka dale perballe portierit Celeski por gjuajtja e tij ka qene teresisht e gabuar dhe topi ka perfunduar disa metra mbi traverse.
Ne minuten e 45-te shkodranet fitojne nje goditje denimi nga e djathta. Imeri kroson ne zone dhe Victor da Silva kercen sakte me koke duke e derguar topin ne trekendesh. Pjesa e pare kesisoj mbyllet 1-0 per Vllaznine.
Ne te dyten, Teuta u perpoq te rriste nivelin e lojes dhe te shihte me shume drejt portes se Vllaznise, por nuk arrin te krijoje raste te rrezikshme. Nga ana e saj ne renien e nivelit te lojes ndikuan me pas edhe zevendesimet e shumta qe bene te dy ekipet.
Ne kete menyre i gjithe takimi mbyllet me fitoren 1-0 ne favor te Vllaznise e cila “merr hak” per ate humbje me te njejtin rezultat pesuar ne miqesoren e para 20 diteve ndaj kesaj skuadre luajtur ne Puke.
VLLAZNIA- TEUTA 1-0
Shenues: Victor da Silva ’45
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Isufi, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Mandiangu, Imeri, Dunga (Victor da Silva ’19). Tr: Th. Brdariç. U aktivizuan edhe Qarri, Shehi, Cassius, Lekaj, N. Hoxhaj, U.Hoxha, Ramadani, Çoba, Deda.
Teuta: Celeski, Kouros, Arapi, Hoxha, Beqja, Aleksi, Karabeci, Avdyli, E. Vila, L. Vila, Krasniqi. Tr: E. Martini
Arbitra: E. Hamiti (Lezhë), M. Dervishi, J. Podgorica (Shkodër)