Vllaznia humb durimin me ugandezin e Kombëtares së vendit të tij, gati ankesa për Godfrej…

Vllaznia ka pasur shumë gjyqe, e madje ka qenë e paditur për shkak të prishjes së njëanshme të kontratës, apo mospagesë të pagave sipas marrëveshjes që ka bërë. Por, këtë herë janë shkodranët ata të cilët kalojnë në rolin e paditësit.


Kuqeblutë duket se nuk kanë ndërmend që të tolerojnë më mbrojtësin Godfrej Ualusimbi që erdhi me bujë në Shkodër në verën e shkuar.

Ai është larguar me leje pas festave, por që nuk është kthyer më. Kjo ka bërë që drejtuesit të irritohen keq me të.

Ugandezi nuk ka ndërmend që të rikthehet në Shkodër, ndërsa tashmë drejtuesit e Vllaznisë nuk kanë ndërmend që ta presin më, aq më tepër që edh në merkato e kanë zëvendësuar duke afruar futbollistë cilësorë.