Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë, mund ekipin e Superligës së Maqedonisë së Veriut…

Pas fitores me Pogradecin tre ditë më parë, Vllaznia e ka fituar edhe miqësoren e dytë në ndeshjet përgatitore që po zhvillon në prag të nisjes së gjysmës të dytë të sezonit. Mesditën e sotme ajo ka triumfuar me rezultatin 2-0 ndaj ekipit të Strugës që militon në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Golat për kuqeblutë në këtë takim janë shënuar nga Shtubina në minutën e 33-të me 11-metërsh ndërsa në pjesën e dytë ka dyfishuar shifrat Mali.


Trajneri Jonuz e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Sherri, Lekaj, Shehi, Adili, Marku, Gurishta, Krymi,Bardulla, Shtubina, Kruja dhe Hristov.Në pjesën e dytë ndërkohë janë aktivizuar edhe portierët Laço e Qarri si dhe Malota, Repaj, Cojocaru, Mali, Ramadani, Lika, Zogaj e Prendi.Ndërkohë, në këtë takim nuk ka luajtur Gligorov që ka ndjerë një shqetësim të lehtë dhe nuk ka rrezikuar ndërkohë që stafi teknik nuk e ka aktivizuar lojtarin e sapoardhur Sidorenko i cili ka zhvilluar stërvitje individuale. Vllaznia do të zhvillojë edhe një miqësore të tretë dhe të fundit, pikërisht të enjten në Elbasan ndaj Bylisit, pikërisht gjatë rrugës së kthimit për në Shkodër.

Për të afishuar reklamën apo njoftimin tuaj në ShkodraWeb Media mund të kontaktoni duke klikuar ShkodraWeb Media dhe menjëherë do të kontaktoheni nga stafi. ShkodraWeb Media ju mirëpret!