Vllaznia firmos edhe me dy futbollistë, Sadrijaj dhe Mustedanagiç do të jenë për dy sezone kuqeblu…

KF Vllaznia sh.a. njofton në faqen e vet zyrtare në Facebook: Që prej ditës së sotme, pjesë e KF Vllaznia do të jenë edhe dy futbollistë të rinj. Njëri prej tyre është pikërisht Albin Sadrijaj, lojtari i cili prej disa ditësh është stërvitur me skuadrën tonë dhe tashmë do të jetë edhe zyrtarisht pjesë e saj.

Sadrijaj është 24 vjeç, me origjinë nga Kosova, i cili ka lujtur për U-21 të Zvicres. Pozicioni i tij në fushë është ai i mesfushorit mbrojtes dhe ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me Vllazninë. Lojtari tjetër që ka firmosur sot është fantazisti 23 vjeçar Zinedin Mustedanagiç.


Ai është një lojtar i rritur te Sparta e Pragës dhe sezonin e fundit ka lujtur për Sarajevon. Edhe Mustedanagiç ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare për Vllazninë.

Mirë se erdhe Albin Sadrijaj!
Welcome Zinedin Mustedanagiç!