Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu është shfaqur shumë i lumtur pasi skuadra e tij fitoi titullin kampion në Shqipëri.
Në një prononcim të dhënë për “RTSH”, numri 1 i durrsakëve ka thënë më tej se me gabimet e bëra, Teuta e humbi titullin, por fati donte që në fund ata të ishin fitues. Gjithashtu më tej, Hasanbelliu ka thënë se kampionia reale e këtij sezoni është Vllaznia.
“Ka qenë kampionati më i vështirë që kam parë në 22 vite këtu. Edhe këtë kampionat e humbëm, por deshi fati që të fund ta marrim ne. Vllaznia, Partizani, Laçi kanë bërë mirë. Festa në Laç? Edhe vetë ngela keq, sepse e dinim që ishim 4 gola para.
Sekreti i Teutës? Çdo president. Për mua Vllaznia është kampionia me reale e këtij kampionati. Ne, Laç u ndërtuam si skuadra të plota. Vllaznia ka merita të mëdha.
Ne gabuam rrugës, 15 barazime janë shumë. Parimisht për mua Vllaznia doli kampione. Këta çunat dolën kampionë, do mbeten në memorien time, sepse kam 22 vite që investoj. “, tha Hasanbelliu.