
Vllaznia ngre titullin kampion për të 12-tën herë radhazi në Kategorinë Superiore për vajza.
Vajzat shkodrane triumfuan në finalen e “Final 4” kundër Partizanit me rezultatin 2-0, falë golave të Bajraktarit dhe Doçit.
Partizani i vendit të dytë do të marrë pjesë në kualifikueset e UEFA Women’s Europa Cup, ndërsa ndeshjen për vendin e tretë e fitoi Gramshi ndaj Apolonisë 2-1.