Trajneri i Laçit, Sulejman Starova, foli për “Supersport” pas humbjes me Vllazninë në ndeshjen e parë në Superiore, ku deklaroi:
Humbje në Shkodër, ju mungoi agresiviteti në javën e parë?
Janë disa arsye që dalim me rezultat negativ. Bëmë një ndeshje me dy fytyra. Në pjesën e parë nuk ishte skuadra që nga Europa e në stërvitje. Mund të ketë eufori, por edhe frikë nga dneshja e parë, edhe mungesë eksperiencë. Ekipi reagoi në pjesën e dytë, por nuk ishim të qetë për të realizuar. Shumë lojtarë nuk dhanë maksimumin, kanë mundësi për më shumë. Ishim të nxituar, dhe kështu pritet ky rezultat. E përgatitëm lojën për një Vllazni pa pretendime, me tifozët e vet, që do mbrohej mirë. Diferenca e madhe e pjesës së parë na dëmtoi. Kalimi në avantazh i Vllaznisë i dha moral skuadrës, por në pjesën e dytë, edhe pse e zhvendosëm ndeshjen, nuk arritëm të barazonim. Po të shënonim një gol, do ndryshonte diçka. Vllaznia e meritoi fitoren, ne mund të bënim diçka më shumë. Nuk më pëlqen që nuk dhamë maksimumin në pjesën e parë.
Xhixha dhe Nuabueze, a nuk keni alternativa me peshë?
Ne kemi luajtur të gjitha ndeshjet miqësore dhe në Europë, nuk kemi pasur këtë problem. Dihet që nuk kemi një organikë aq të pasur, por ata nuk dhanë maksimumin sot. Kaq mund të them për momentin. Do analizohet në detaje, dhe do nxjerrim përgjegjësitë.
Turkaj dhe Deliu, i kanë parametrat për ta ndihmuar skuadrën në krah?
Kemi aletrnativa. Kur them që lotjarët më të mirë, ata që kanë udhëhequr skuadrën, nuk më dhanë maksimumin pjesa më e madhe e tyre, kjo duhet analizuar. Arsyet janë të ndryshme, por duhet analizuar. Duhet të ketë edhe eufori. Ne pësuam një presion 50 minuta, në fazë difensive. Kemi humbur topa që i dhanë kurajo Vllaznisë, duke fituar goditje nga këndi. Pastaj, ato korne na futën në presion, dhe i dha moral Vllaznisë. Ata na njihnin më tepër. Ne e kemi treguar dhe në Europë që kemi luajtur me shumë forma, në krah edhe në qendër.
A e dëmton një skuadër si Laçi, fakti që shpallet titulli si objektiv?
Objektivi për të prentenduar dhe ne për kampion, ka ardhur si rezultat i lojërave të mira që kemi bërë, dhe rritjes së lojtarëve. Por, objektivi ynë janë Kupat e Europës. Kjo deklaratë e imja, është bazuar duke parë lojën në këto ndeshje para sezonit. Pretendimet e mia, janë që me skuadrën që kam dhe me punën e bërë, mora një përgjigje negative. Ka edhe lojtarë që nuk e kanë eksperiencën, dhe kanë probleme në fillim. E kemi të vështirë, kemi 3 ndeshje shumë shpejt dhe nuk mund të analizojmë me detaje, të mërkurën vjen ndeshja tjetër. Shpresojmë që në të ardhmen lojtarët të zbatojnë detyrat e trajnerit, dhe do bëhet më e lehtë.