16 vite pritje dhe ne fund vjen titulli kampion per Vllaznine ne hendboll.
Nje emocion i madh per sportistet dhe trajnerin Artan Durra qe ka sakrifikuar jo pak gjate gjithe ketyre viteve por me ne fund u shperblyen me titullin kampion.
Kampionati eshte mbyllur pasditen e sotme me ndeshjen e dyte finale, ate ne mes Vllaznise dhe Elbasanit. Shkodranet e kishin fituar edhe ndeshjen e pare 20-16 ndersa sot e ka fituar edhe me thelle 30-19.
Ne fund eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te kupes teksa emocionet kane qene te medha kur kapiteni Qiellza ka marre kupen i pari ne duar dhe me pas, ka shperthyer festa ne “Qazim Dervishi”.
Hera e fundit qe Vllaznia ishte shpallur kampion ka qene viti 2003 ndersa tashme titulli kampion rikthehet perseri ne Shkoder. /ShkodraSport.com/