Vllaznia do te luaje te shtunen ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Luftetarit ne Gjirokaster dhe kuqeblute po i japin doren e fundit pergatitjeve per te. E ndërsa në formacion mund të ketë edhe mungesa teksa e sigurtë të paktën është ajo e brazilianit Hygor, por mund të ketë edhe ndonjë tjetër, në pankinë ndërkohë nuk do të ketë mungesë.
Trajneri Mirsad Jonuz e ka përfunduar pezullimin dyjavor që i pat dhënë Komisioni i Disiplinës dhe këtë herë do të jetë në timonin e kuqebluve nga vendqëndrimi i tij i zakonshëm. Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse duke qene ne dhomat e zhveshjes e po ashtu edhe ne pankine, do te dije t’i motivoje si duhet lojtaret per ta kaluar me sukses kete perballje qe ne pamje te pare duket e kalueshme, por nuk eshte e tille.
Vllaznise i duhet ta fitoje kete ndeshje medoemos per te lene njehere e mire poshte vetes ne renditje Luftetarin por Jonuz e di qe nuk do ta kete te lehte dhe prandaj po mundohet te gjeje menyren e duhur per ta mundur kete kundershtar.