
Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Me disa tifozë të Vllaznisë që nuk janë ndarë asnjëherë nga ngjyrat kuqeblu – simbol i qytetit.
Një bisedë miqësore gjatë së cilës o garantova ata, dhe nëpërmjet tyre të gjithë tifozët, se Vllaznia do t’i zhvillojë ndeshjet evropiane në shtëpinë e vet, në stadiumin “Loro Boriçi”.
Bashkia Shkodër nuk do ta cënojë në asnjë rast ecurinë e ekipit, por do të vazhdojë të mbështesë ngjyrat kuqeblu siç ka bërë gjithmonë.