“Vllaznia do jetë më e fortë pas kësaj humbje”, Brdariç pas humbjes në Superkupë: Futbolli do gola…

Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë, pas humbjes së finales së Superkupës kundër Teutës, foli për RTSH dhe analizoi çfarë nuk shkoi me skuadrën e tij në fushën e blertë.

“Komplimente Teutës. Ishte një ndeshje e balancuar, luajtëm mirë. Gjithsesi në futboll duhet të shënosh gol dhe këtë e bëri kundërshtari. Ka ndikimin e vet kjo humbje në moralin e skuadrës, por do të jemi më të fortë pas kësaj ndeshje”.


“Duhet të punojmë që të jemi më të qartë, më agresivë. Humbëm disa shanse sot dhe duhet të punojmë me këtë dhe të mos humbim përqendrimin”.

“Merkato? Do analizojmë ndeshjen dhe më pas do mendojmë për gjërat e tjera. Nëse do ketë afrime, do ta mësoni në vazhdim”, tha mes të tjerash trajneri gjerman i Vllaznisë.