Vllaznia “debuton” në stadiumin “Loro Boriçi” me fitore, mund Erzenin në miqësoren e tretë…

Me fitoren 2-1 ne favorin e Vllaznise eshte mbyllur ndeshja miqesore ndaj Erzenit qe u luajt pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi”.


Vllaznia e nisi ndeshjen me këtë formacion: Zogovic, Gurishta, Lekaj, Adili, Isaevski, Krymi, Marku, Kruja, Victor da Silva, Imeri, Hoxhaj. Ne minuten e 10-te Hoxhaj pengohet ne menyre te parregullt brenda zone dhe arbitri Myrtja ka akorduar 11-metersh. Nga pika e bardhe, Herald Marku eshte treguar i sakte duke shenuar golin e pare.

Ne minuten e 28-te nderkohe pas nje aksioni te bukur te vendasve, ka qene Imeri ai qe ka shenuar me nje goditje te forte golin e dyte per kuqeblute.

Pas dy minutash nderkohe per protesta ndaj arbitrit, eshte ndeshkuar me karton te kuq mbrojtesi Isaevski duke e lene skuadren me 10 futbolliste per pjesen e mbetur te kesaj pjese. 45 minutat e para jane mbyllur kesisoj me rezultatin 2-0 ne favorin e Vllaznise.

Ne fillimin e pjeses se dyte nderkohe ka qene Çema qe ka ngushtuar shifrat ne minuten e 49-te me nje gol shume te bukur. Trajneri Brdariç sakaq, u ka dheen mundesi edhe lojtareve te tjere te jene ne fushe e per rrjedhoje, jane aktivizuar edhe Qarri, Smajli, Shehi, Cassius, Hoxha, Sidorenco, Çoba, Ramadani, Dede.

Mbështet ShkodraWeb Media

Gjate pjeses se dyte ka patur nje goditje shtylle nga Uheid Hoxha pas ekzekutimit te nje goditje denimi dhe po ashtu edhe nje rast te Sidorencos, por nuk do te kishte gola te tjere dhe gjithçka u mbyll ne shifrat 2-1 ne favor te Vllaznise.

© ShkodraWeb Media - Të gjitha materialet në këtë faqe mund të përdoren nga media të tjera, duke përmendur emrin e burimit të informacionit nga janë marrë.

ShkodraWeb Channel