Fitorja e mbremjes se mbrëmshme ndaj Beselidhjes i ka siguruar Vllaznise qendrimin ne Superlige edhe per sezonin e ardhshem dhe duket se nje lajm i tille ka gezuar te gjithe. Kuptohet, duke u kenaqur me ate çfare ndodhi, pavaresisht se te gjithe duan ta shohin skuadren shkodrane shume me lart.
Edhe Keshilli Bashkiak Shkoder pas perfundimit te takimit ka shprehur permes faqes se tij zyrtare kenaqesine qe Vllaznia ia doli te shpetoje sezonin. Ja çfare shkruhet ne kete postim te tij:
“Vllaznia ia doli sot të shpëtojë sezonin dhe të qëndrojë në Kategorinë Superiore, aty ku i takon të jetë emri i saj dhe fanella që peshon rëndë në historinë e futbollit shqiptar. Urime dhe rezultate sa më të larta në të ardhmen duke gëzuar qytetin ku lindi futbolli në Shqipëri, tifozët e sportdashësit shkodranë të lidhur fort emocionalisht me fanellën historike.
Vllaznia është dashuria e madhe dhe e përjetshme e shkodranëve. Edhe një herë URIME!”.