Vllaznia ka zyrtarizuar ditën e sotme, një afrim nga brenda shtëpisë. Bëhet fjalë për kapitenin e ekipit U-19, Arsaed Rahova. Mbrojtësi i krahut ka spikatur me paraqitjet e tij tek të rinjtë, dhe është thirrur në ekipin e parë, teksa ka firmosur edhe për 3 vite.
Mesa duket, drejtuesit shkodranë, janë zgjuar për t’i mbajtur me kontrata afatgjata në gjirin e tyre, talentet e rinj, dhe të mos i lënë të largohen pa u paguar asnjë para, siç ka ndodhur në rastet e mëparshme, apo precedenti i fundit me Hysenajn, i cili u largua për tek Partizani.