VIDEO – Vllaznia mundet nga Tirana në debutimin me uniformën e re, dy gabime të mbrojtjes i falin fitoren kampionëve

Vllaznia mundet nga Tirana në miqësoren e “luksit”. Që në fillim duhet thënë se shkodranët u penalizuan nga dy gabime në mbrojtje që i mundësuan vendasve të shënojnë dy herë.


Kuqeblutë kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë në pjesën e parë, si të barabartë me kampionët në fuqi. Madje, kanë shënuar të parët me anë të Dungës. Najdovski ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Da Silvës, për gjyqtarin Meta kemi të bëjmë me penallti për Vllazninë. Dunga e kthen në gol në mitën e 17-të.

Në minutat e fundit të pjesës së parë, vjen edhe goli i barazimit për vendasit. Një top largohet keq nga mbrojtja kuqeblu. Pas një dueli me talentin bardheblu Ernest Muçi, qendërmbrojtësi Isufi shënon gol në portën e tij. Me këtë rezultat mbyllen edhe 45 minutat e para.

Pjesa e dytë ka parë një ulje të dukshme të ritmit për të dy skuadrat. Edhe Vllaznia e kësaj pjese, ishte e ndryshme nga ajo e pjesës së parë. Kuqeblutë më shumë preferuan kundërsulmin por pa sukses. Në minutat e fundit një gabim i Adilit i dha mundësinë Avdiajt të sapofutur në lojë të shënojë golin e fitores për vendasit.Gjithë ndeshja mbyllet 2-1 për vendasit e Tiranës, ndërsa Vllaznia debutimin me uniformën e parë të re të sezonit të ri, e mbyll me humbje.


REKLAMAT NË KËTË FAQE, JANË I VETMI BURIM PËR TË GARANTUAR PAVARËSINË, PAANËSINË DHE PROFESIONALIZMIN E KËSAJ MEDIA. NËSE KENI MIRËSINË NË KËTO REKLAMA, JU NA JEPNI NJË MBËSHTETJE TË ÇMUAR! FALEMINDERIT!

Fibank Albania