Vllaznia bind 1 javë nga starti i Superliges, mund në miqësore Skenderbeun…

Vllaznia bind në testin miqësor të luajtur ndaj Skënderbeut. Shkodranët fituan 2-3, me sfidën që ishte mjaft e bukur për t’u parë.

Ekipi i drejtuar nga Mirel Josa shënoi 2 gola me Ardit Hoxhaj, përkatësisht në minutat 32’ dhe 52’.Korçarët nuk u dorëzuan dhe barazuan me Liço dhe Beçka (72’, 76’).


Vllaznia do kalonte në festë në fundin e takimit pas golit të Çobës.

Tifozët shqiptarë po presin kampionatin shqiptar, i cili fillon pas pak ditësh.