Vllaznia ka zhvilluar testin e dytë miqësor me rezultatin 1-1, ku u ndesh me skuadrën vëndase të Bosnjës, Posusje, e cila u rendit në vendin e 10-ë. Goli i parë i takimit erdhi nga boshnjakët në minutën e 55’ me Jandrek.
Për shkodranët barazoi blerja më e re, Çeshmedijev me anë të një 11-metërshi në minutën e 72’. Kështu trajneri Memelli provoi formacionin e tij që pritet ta përdorë dhe në sfidat europiane kundër Lindfild.
VLLAZNIA-HSK POSUSJE 1-1
Golat: Çeshmedjiev 72’ (11-m) / Jandrek 55’
Vllaznia (3-4-3): Qarri; Stojanoviç, Juriç, Çeshmedjiev; Smajli, Boshnjaku, Alivoda, Hakaj; Mala, Çoba, Balaj.
Trajner: Migen Memelli