Vllaznia ka marre nje barazim pa gola me Luftetarin. Komentet e tjera jane te teperta. Kuqeblute kane bere njefaresoj autokritike pas humbjes me Teuten ne Shkoder. Para ndeshjes, Cungu ka bere 4 levizje ne formacion, qe mesa duket i kane dhene rezultat trainerit shkodran. Megjithate, duket se te gjithe kane mendjen tek mbledhja e Keshillit Bashkiak, e cila duhet te tubohet por me cilesine e Asamblese se KF Vllaznia. Pritet te miratohet fondi 170 milion leke te vjetra, te cilat do te zhbllokojne situaten jo te mire financiare. Futbollistet dhe stafi nuk jane paguar per muajin maj dhe duhet te paguhen per gushtin dhe po u shty edhe pak dite, edhe per shtatorin. Po keshtu, presin 4 muaj rroga edhe punonnjesit e stadiumit. Por sipas gjasave, ky fond, edhe po u miratua te merkuren (duke shpresuar qe Asambleja te plotesoje kuorumin prej 26 keshilltaresh) do te zhduket shpejt jo vetem per shkak te rrogave qe gllaberojne edhe pjesen me te madhe, por edhe shpenzimeve te tjera te kryera dhe qe do te duhet te kryhen. Gjithsesi, sonte te pakten, Vllaznia eshte e dyta ne renditje. Edhe pse ekipet e tjera nuk kane luajtur akoma ndeshjet e tyre. /ShkodraWeb/