Barazim 1-1 ndaj Buduçnostit, barazim 1-1 ndaj Sutjeskes. Vllaznia nuk humb ndaj dy skuadrave me te mira te Malit te Zi, por edhe nuk mund te fitoje dot ndaj tyre.
Miqesorja ndaj ekipit nenkampion eshte luajtur pasditen e sotme ne Zllatibor te Serbise, vend ku shkodranet jane duke zhvilluar fazen pergatitore.
Te paret kane kaluar ne avantazh malazezet me ane te Markovic. Ai ka perfituar nga nje hezitim i lojtareve te krahut te majte te mbrojtjes dhe e ka derguar topin ne rrjete.
Pak minuta me vone, pikerisht ne te 34-ten Vllaznia do te barazonte. Pas nje aksioni te gjate, topi filimisht do te godiste traversen, u kthy ne loje dhe aty nje lojtar shkodran eshte penguar ne menyre te parregullt nga kundershtari.
Arbitri ka akorduar 11-metersh dhe prane pikes se bardhe ka shkuar Dilaver. Ai ka qene i sakte ne goditjen e tij duke e derguar topin ne rrjete.
Vllaznia po luan ne kete miqesore me kete formacion: Zogoviç, Gurishta, Adili, Imami, Bulatoviç, Krymi, Jonuzi, Da Silva, Kruja, Djurdjeviç, Dilaver. Ne pjesen e dyte nderkohe trajneri Brdariç ka aktivizuar edhe lojtare te tjere, por rezultati nuk ka ndryshuar.