Vllaznia B në protestë, furbollistët kërcënojnë me bojkotim kampionati- deklarojnë se kanë 10 rroga ma marrë

Futbollistët e Vllaznia B protestojnë për shkak se kanë 10 paga që nuk kanë marrë nga KF Vllaznia sh.a. Ata kane luajtur pothuajse gjatë gjithë sezonit pa u paguar. Kërkojnë që t’i jepen pagat që meritojnë. Do të bojkotojmë ndeshjen më të rëndësishme që është këtë javë me Tërbunin në Shkodër në rast se drejtuesit nuk na gjejnë një zgjidhje.

Kemi një vit që nuk paguhemi dhe nuk është normale. Kemi kërkuar disa herë nga drejtuesit por na kanë thëne se s’ka fonde. Ne në çdo ndeshje kemi shkuar me shpenzimet tona.


Drejtuesit kanë 3 ditë afat. Ose të na japin pagat ose bojkotojmë ndeshjen thonë lojtaret e Vllaznia B ekip që luan në Kategorinë e Parë dhe është në diskutim mbijetesa e tyre në këtë kategori teksa janë edhe 3 ndeshje për tu luajtur.