Vllaznia afron në Ekipin e Parë kapitenin e të Rinjve të saj, Rejan Alidova firmos për 5 vite me kuqeblutë…

Rejan Alivoda eshte zyrtarisht pjese e Vllaznise. Mesfushori 19 vjeçar ka firmosur diten e sotme te paren kontrate si futbollist profesionist dhe tashme e sheh veten pjese te kuqebluve.

Kapiteni i ekipit U19 ka rene ne sy me performancat e tij prej disa vitesh te Akademia Vllaznia dhe si rrjedhoje drejtuesit e klubit e kane konsideruar nje pjese te rendesishme te projektit te tyre te se ardhmes.


Nga sa ka bere te ditur vete klubi shkodran, Alivoda ka firmosur nje kontrate trevjeçare me te drejte zgjatje edhe per dy te tjera. Ja çfare shkruhet ne njoftimin per kete firme te hedhur:

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë që tashmë pjesë e tij edhe zyrtarisht është futbollisti 19 vjeçar Rejan Alivoda.

Kapiteni i ekipit tonë të të rinjve ka firmosur një kontratë 3 vjeçare, me të drejtë zgjatje edhe për 2 vite të tjera.

KF Vllaznia i uron atij sa më shumë suksese me fanellën kuqeblu!”.