Vjen bora e pare, malet rrotull Thethit vene “qeleshen” e bardhe

Ne det akoma behet plazh, ndersa ne male sapo ka nisur bora e pare. Behet fjale per piken turistrike te Thethit, e cila mengjesin e sotem eshte gdhire e rrethuar nga male me bore ne majen e tyre. Ka qene nje foto e Administrates se Zonave te Mbrojtura Shkoder qe ka sjelle pamjen e vecante, te pakten per kohen kur shfaqet bora e pare. Ne fakt, vetem majat e maleve rrotull Thethit jane gdhire me “qeleshe” ne koke, ne nje lartesi te caktuar mbi nivelin e detit por eshte nje sinjal qe mbase kete vit do te jete nje dimer i veshtire. Gjithsesi, nje foto e tille dhe ne mes te shtatorit, padyshim qe perben lajm. /ShkodraWeb/