Vjedhja e energjise vazhdon, ne tre muaj policia evidentoi 214 raste me 12 te arrestuar

Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit njofton: “Në drejtim të parandalimit dhe goditjes së vjedhjes së energjisë elektrike gjatë tre muajve të fundit në të gjithë vendin kanë vepruar në terren mesatarisht në ditë 50 grupe të përbashkëta POLICI-OSHEE.

• -Janë kryer 38.123 kontrolle të përbashkëta në terren.


• -Gjatë kontrolleve u evidentuan 214 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 222 autorë, nga të cilët:

12 autorë janë arrestuar në flagrancë, 10 autorë janë shpallur në kërkim dhe 200
autorë ndiqen në gjendje të lirë.” /ShkodraWeb/