
Shkruan në Facebook Mirela Kumbaro Furxhi, ministre e Turizmit: Në Shkodër me ekipin e përkushtuar të Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura në vitin më të mirë turistik për zonat e mbrojtura dhe në prag të një viti të cilin po nga Shkodra, e shpallëm “Viti i Pyjeve”.
Me drejtuesit dhe specialistët e AdZM Shkodër të cilët me një përkushtim të jashtëzakonshëm u qëndrojnë mbi kokë pyjeve dhe jetës së egër që rritet në to të shtrirë në një sipërfaqe prej 106 mijë hektarë, diskutuam për punët, sfidat dhe vizionin e menaxhimit të të gjitha aseteve që Shkodra e maleve, detit, liqenit e lumejve i ka me bollëk, bashkë me mikpritjen e rrallë të njerëzve.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!