Viti i ri shkollor që nis nesër (të hënën), gjen Bashkinë Malësi e Madhe me katër shkolla të rikonstruktuara plotësisht, ndërsa një tjetër do të nisë rikonstruksionin shumë shpejt. Kjo mësohet përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë Malësi e Madhe, e cila përcjell edhe urimet e saj për vitin e ri shkollor. Po ashtu, sillet në vemendje respektimi i masave të sigurisë për Covid-19.
PUBLIKIMI I BASHKISË MALËSI E MADHE NË FACEBOOK
Të dashur nxënës dhe mësues të Malësisë së Madhe, në prag të nisjes së vitit të ri shkollor ju urojmë një vit të mbarë dhe të suksesshem!
Jemi të lumtur që në këtë vit të ri mësimor më shumë nxënës dhe mësues do të zhvillojnë mësimin në ambjente tërësisht të transformuara, me kushte komode, klasa moderne dhe mjedise sportive.
Kemi rikonstruktuar plotësisht: Shkollën 9- vjeçare Vrakë, Shkollën e Bashkuar Tamare, Shkollën e Rapshës, Shkollën e Bratoshit si dhe shumë shpejt do të nisë rikonstruksioni i plotë i Shkollës së Bashkuar Dedaj.
Ne do vazhdojmë me përkushtimin tonë ndaj çdo nxënësi dhe mësuesi për të përmirësuar ambjentet shkollore dhe për të ofruar shërbim më cilësor ndaj fëmijëve dhe të rinjve.
Ky vit i ri shkollor ka filluar nën masat e pandemisë Covid-19, prandaj ju lutemi drejtuesve të shkollave, mësuesve, prinderve dhe nxënësve të respektojnë të gjitha rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë.
Suksese Vitin e Ri Shkollor!