Skip to content
14 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Dossier

VITI 1991/Telegrami i ushtarakëve të Vaut të Dejës: Enver Hoxha të shpallet hero… (dokumenti+emrat)

ShkodraWeb 4 March, 2018
telegramVauDejes1991

Më poshtë jepet i plotë telegrami i enveristëve ushtarakë me shërbim në Rrethin e Shkodrës. Me tekstin e tyre ultimativ mbronin një terrorist si Enver Hoxha dhe quanin “vandalë” e “terroristë” qytetarët e Tiranës që hoqën simbolet e tij. Këta e kërkonin diktatorin të shpallej hero kombëtar, në një kohë që ishte shpallur një herë i tillë dhe dy herë të tjera hero i punës socialiste. Sigurisht ishte edhe hero i popujve të Jugosllavisë.

(Ekstrakt)
Ne efektivat e reparteve ushtarake të zonës Vau Dejës kemi ndjekur e po ndjekim proceset e demokratizimit në vend dhe jemi të bindur për nevojën dhe domosdoshmërinë e këtij procesi, nismëtare e të cilit është Partia e Punës e Shqipërisë me shokun Ramiz Alia në krye.

Na kanë indinjuar dhe shqetësuar shumë, e na kanë goditur rëndë veprimet vandale e terroriste të kryera me monumentin e shokut Enver Hoxha dhe me goditjen me armë që u është bërë efektivave të shkollave ushtarake në Tiranë nga grupe të caktuara vandalistësh e terroristësh .

Veprimi i bërë me rrëzimin e monumentit të shokut Enver Hoxha na ka ulur krenarinë e kombit, na ka vënë një njollë që duhet hequr e që s’mund të mbajmë me çfarëdo çmimi qoftë. U thellua kjo me goditje me armë që ju bë efektivave të shkollave ushtarake, që për ne është një tatim pulsi e përpjekje për futje të vendit në rrugën e gjakderdhjes.

Me keqardhje, por vërejmë se ka parti politike që në mis qenësishin drejtues të këtyre forcave të errëta janë nxitëse e inkurajuese për ato.

Kërkojmë
1-Të plotësohen kërkesat e shtruara nga efektivat e shkollave ushtarake.
2-Të urdhërohen organet e ruajtjes së rendit të veprojnë sipas ligjeve në fuqi kundër forcave të errëta, vandale e terroriste dhe të zbatohen ligjet me fuqinë e tyre të plotë, duke menduar se ne efektivat e ushtrisë popullore na ka në mbrojtje populli, atdheu, liria e pavarësia dhe askush tjetër.
3-T’i deklarohet popullit data e vendosjes së monumentit Enver Hoxha dhe deri në datën e vendosjes së tij, në vendin monumental me ato përmasa të vendoset në portret në tre faqeta dhe nuk ka pse të pritet referendumi popullor, pasi, populli ka vendosur një herë dhe përsëri këto ditët e fundit e dha mendimin e tij.

4-Për cilësimin e Enver Hoxhës hero kombëtar të lihet për gjykim nëpërmjet një referendumi popullor.
5-Këshilli Presidencial dhe qeveria të veprojnë në bazë të ligjeve kundër asaj partie politike që me qëndrimet e veprimet e saj, kërkon të destabilizojë vendin, fyen ndjenjat, krenarinë e kombit dhe popullit.
6-Të përmbushen kërkesa e popullit për të dhënë herë pas here veprimtari të shokut Enver Hoxha dhe këngë e valle popullore kushtuar jetës së popullit e vendit me këtë kryetrim e komandant legjendarë.
7-Shkollat ushtarake:

-Shkolla e Bashkuar e Oficerëve “Enver Hoxha”
-Akademia Ushtarake
-Fidanishtessë ushtrisë sonë popullore-Shkolla “Skënderbej”,
të dekorohen me urdhrin e trimërisë.
8-Radiotelevizioni shqiptar të pastrohet nga individë të tipit Napolon Roshi, FiririSejdiaj, që nuk shprehin ndjenjat e popullit gjatë transmetimit të emisionit e intervistave, por shfrytëzojnë pozicionin zyrtar për t’ju kundërvënë atij pasi kanë rënë në trysninë e grupeve partiake.
9-Telegrami të transmetohet në radio e televizion.

Ju falënderojmë shokë studentë të shkollës së Lartë të Bashkuar të Oficerëve “Enver Hoxha”, shokë dëgjues të Akademisë Ushtarake, shokë skënderbegas të vegjël të fidanishtes të Ushtrisë tonë Popullore dhe ju shokë pedagogë e punonjës të këtyre shkollave se me veprimin e qëndrimin tuaj, i shtuan atdheut, popullit dhe vetes, një faqe të re të historinë tonë të lavdishme, për mbrojtjen e Shqipërisë dhe figurës të komandantit tonë legjendarë Enver Hoxha.

Falënderojmë popullin e Korçës heroike për rivendosjen e monumentit të shokut Enver Hoxha në vendin e mëparshëm dhe ashtu siç ka qenë midis popullit patriot të Korçës dhe ftojmë popullin e qyteteve të tjera të Shqipërisë të mos ngelin prapa.
Nga efektivat dhe punonjësit e reparteve ushtarake të zonës të Vaut të Dejës, Shkodër.
Vau i Dejës, më 27.2.1991
(nënshkrimet në faksimile)

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: ‘Kush e priste kokainën nga Kolumbia’, Berisha flet me emra dhe nxjerr 7 fakte
Artikull pas: Flet Ismat Haxhia, vëllai i Izetit: Pse u vra Azem Hajdari, lidhja me trafikun e armëve në Kosovë

TË FUNDIT

shkodra vjeter me ngjyra 2025
  • Dossier

NGA MITRO ÇELA – Historia e dashurisë së vajzës së ambasarorit rus në Shkodër me të riun shkodran…

ShkodraWeb 25 October, 2025
hapja e kishes se zojes
  • Dossier

DOSSIER – Rihapja e Kishës së Zojës në Shkodër, flet protagonisti i atyre ditëve të 1991- it, Luigj Thika…

ShkodraWeb 20 August, 2025
eksodi ambasada 1991
  • Dossier

2 KORRIK 1990 – “Eksodi i ambasadave”, kur shqiptarët 35 vjet më parë mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim

ShkodraWeb 2 July, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup… 13 November, 2025
  • NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026 13 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 13 nëntor 2025… 13 November, 2025
  • VIDEO – “Ndërhyrje e domosdosshme”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet tek “Harku i Berdicës” 12 November, 2025
  • E RËNDË – 42- vjeçari nga Shkodra mbërrin pa shenja jete në Spitalin Rajonal, dyshimet e para të policisë 12 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 12 nëntor 2025… 12 November, 2025
  • “Nuk isha në dijeni të veprimeve të nipit tim”, Gjykata e Tiranës lë në burg Gjon Shkambin, i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Kalaja 11 November, 2025
  • Arrestohet 41- vjeçari nga Boga, dhunoi bashkëshorten, procedohet një 41- vjeçar nga Puka për dhunë psikologjike ndaj nënës 11 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

andorra shqiperi 2025
  • Kryesore

VIDEO – Historike, Shqipëria për herë të parë në play- off të një Botërori, kuqezinjtë të dytët në grup…

ShkodraWeb 13 November, 2025
romeo marjana 2025
  • Kryesore

NGA ROMEO GURAKUQI – T’i japin Shkodrës atë që i takon nga kodi i shpërndarjes proporcionale të buxhetit të shtetit 2026

ShkodraWeb 13 November, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
shtypi dites 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 13 nëntor 2025…

ShkodraWeb 13 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.