O magnet, e fortë është fuqia jote tërheqëse mbi metalet, por më e fortë është fuqia tërheqëse e komunizmit mbi mëndjet e papjekura. Ti, me fuqinë tënde tërheq vetëm metalet dhe këta të vijnë pas pa kundërshtim sipas ligjit fizik. Komunizmi, me demagogjinë e tij të bukur, me fanarin e tij magjik, me premtime që kalojnë çdo dëshirë, gjurmon në errësirë ambiciozët, aventurierët, njerzit e lindur kr.iminelë, pesimistët, disa naivë të rinj e të reja i fut në kullën e tij të ndritëshme të hekurt, u mbyll derën e daljes njëherë e përgjithmonë, u rrëmben ndjenjat e mira që mund të kishin, u zhduk shpirtin, u forcon trupin, u mbush mëndjen me ëndrra të bukura ambicioze, i armatos me thikë me helm dhe pastaj, të mobilizuar i ndërsen kundër njerzve të tjerë, që duan të mbrojnë lirinë, ndjenjat humanitare, burrërinë, nderin, familjen, Atdheun, fenë, zakonet, punën e tyre dhe frutin e saj.
Dhe me flamurin fallco të puntorit e të bujkut, me parrullën e diktaturës së punëtorëve, mban diktaturën e pak vetëve, zhduk çdo gjë të shenjtë e të vjetër të njeriut, grabit pa fre çdo gjë që i pëlqen për të majmur krerët udhëheqës, var në hu e në litar ose var.ros të gjallë nëpër kanale ata që nuk i duhen dhe të tjerët i lidh me prangat e urisë dhe të ftohtit, për t’i përdorur si kafshë pune nëpër mure kineze, në piramida egjyptiane dhe nëpër kanalet e hidrocentraleve ruse gjersa të vd.esin. Ata më me fat që i shpëtojnë rrebeshit, i përplas nëpër birucat e ftohta me çimento, pa dritë, pa zjarr, me një racion buke të thatë, në pritje të japin shpirtin ligjërisht me proces-verbalin e drejtorit të burgut.
Por një pjesë e këtyre të “privilegjuarve” në vënd që të vde.sin, çelnikosin më shumë vullnetin e tyre, duan të rrojnë dhe rrojnë. Duan të rrojnë se mendojnë familjet e tyre që vuajnë në kampin e tor.turave të ndryshme materiale dhe morale: duan të rrojnë si idealistë dhe mendojnë Atdheun e përbuzur prej vetë shqiptarëve të skllavëruar, duan të mbrojnë qytetërimin njerzor mijëravjeçar dhe atë që është më e shtrenjtë për çdo njeri, lirinë, frymën e jetës. Atyre nuk u bën përshtypje tor.tura nga të ftohtit, ata rrojnë me frymën e shpresës. Jashtë burgut në mure çimentoje, diktatura duhet mbajtur në burgun e madh të popullit, diktatura duhet mbajtur se populli duhet të punojë aq sa t’i mbetet kocka dhe lëkura, të ushqehet aq sa mund të qëndroijë në këmbë, sepse kush punon ha aq sa i caktohet.
Diktatura duhet të mbahet me çdo kusht, duhen mishra të reja, viktima të reja kampe dhe burgje të rinj. Në komunizëm çdo gjë është e realizushme. Në qoftë se “qëntë reaksionarë” që janë nëpër burgje kanë shpresë jete dhe shpëtimi, kundër tyre duhen të gjënden forma të reja dhe novatorët shpërblehen. Të de.hur prej urrejtjes artificiale, të entuziasmuar prej gradave dhe dekoratave, të etur për grabitje të tjera, sulmojnë kush e kush të fitojë i pari. Hapen procese të tjera dhe natën vonë fillon zhurma e motorrit për të mbuluar britmat e tor.turave. Druri, shqelmat, kamzhiku, prangat me vidha, ndrydhja e mishrave me pincë, va.rja në gozhdë, tor.tura e morrit në kokë, ajo e korrentitr elektrik nuk përdoren më.
Duhen gjetur mënyra të tjera të reja të vazhdueshme për të mos patur krizë në realizimin e normës së përditshme si nga polici ashtu dhe nga hetuesi. U çudit burri në ngricërimën e janarit lakuriq në birucën prej çimentoje, se si ujët e ngrirë nën këmbët e tija të zbathura, ai ujë që xhelati novator ja hodhi mbi trupin lakuriq nuk u bë një pjesë kompakte me trupin e tij, por rrodhi nga trupi dhe e përplasi atë në çimento pa ndjenja dhe vajti e u bashkua nën këmbët e tij me truallin po aq të ftohët. Kur u përmënd, u habit që e ndjeu veten gjallë. Dridhej i tëri si purteka në furtunë, kërciste dhëmbët nga të ftohtit dhe hidhej në çimento për t’u ngrohur pak.
Kujtoj disa mjekë që kanë vizituar të burgosurit, jo për tu ardhur në nduihmë mjeksore, por për të konstatura gjëndjen e tyre, që kanë thënë se të burgosurit i kanë përmbysur ligjet e shkencës mjeksore dhe bëjnë përjashtim. Në të vërtetë një pjesë e tyre nuk kanë mundur të rezistojnë, ndërsa një pjesë tjetër në kushtet që ka jetuar, duhej të mbaronte medoemos, por vazhdonte të ishte ende në këmbë. Çimentoja është e ftohtë, thotë mendja e tij, duke u dridhur gjithnjë. Por jo! Akulli është më i ftohtë se çimentoja. Dimri në Siberi është më i ftohtë se akulli. Nuk duhet të harrojmë se dielli i verës do ta shkrijë diellin e Siberisë dhe drita e së vërtetës dhe e Lirisë do të ndriçojë.
Magneti do të mbetet magnet, kurse komunizmin do ta shkrijë dielli i qytetërimit njerëzor. Si ndër shumë epoka historike, drita e ka shpërndarë errësirën. Liria dhe drejtësia mposhtin skllavërinë dhe mashtrimin. Drita e së vërtetës dhe e Lirisë do ta verbojë atë që do errësirën dhe do t’i hapi sytë atij që i janë verbuar nga magjia e kullës komuniste. Dhe komunizmi do të tregohet si një ëndërr e llahtarshme! /Shkruar nga Fetih SELENICA në vitin 1947/
Autori i diplomuar për Jurisprudencë në Francë, kaloi 15 vite në burgjet e diktaturës komuniste, punoi 2 vite si karrocier dhe ndërroi jetë në internim.