VITI 1946/ Mehmet Shehu për operacionin kundër Prek Calit: Reaksioni duhet asgjësuar…kujt t’i kërkohet, të dorëzojë shpirtin ose…

Gjatë operacionit për të kapur Prek Calin, në 12 shkurt 1945, Mehmet Shehu si komandant i Komandës së Operacionit, u dërgon shtabeve të brigadave 1, 11, 23, 24 dhe për dijeni, shtabeve të Korparmatës së 3-të dhe Divizionit të 4-t, urdhrin e operacionit.

Siç shkruan studiuesi Kastriot Dervishi, ky dokument prej 4 faqesh, ku jepen hollësi të shumta operative, në fund të tij, mbyllet me këto fjalë: Reaksioni duhet asgjësuar. Populli duhet organizuar e mobilizuar. Kujt t’i kërkohet arma duhet të dorëzojë armën ose shpirtin.

Ky operacion duhet të fillojë sa më parë që të jetë e mundur dhe duhet të kryhet me shpejtësinë më të madhe, brenda muajit shkurt, mundësisht sa më parë. Brigada 11-të mund të fillojë menjëherë operacionet në Komunën e Shoshit dhe pasi të marrë kontakt me major Ndreko Rinon, të vihen në urdhrat direkte të tij.

Sukses në veprimin t’uaj!

Komandant’ i Operacionit

Gjeneral major

(Mehmet Shehu).

Firma

Të gjitha armët që do të mblidhen duhet të dërgohen nga koha në kohë në Shkodër e t’i dorëzohen ekonomikut të korpusit III-të. Lidhjet me ne duhet të jenë të përditshme, duke na raportuar veprimet e ditës. /Nga Kastriot DERVISHI/