VITI 1929/ Kur mbreti Zog shpallte të dielën si ditë pushimi duke zëvendësuar të premten…

“Le Gaulois” ka botuar, të hënën e 21 janarit 1929, në faqen nr.3, një shkrim në lidhje me vendimin e mbretit Zog për të shpallur të dielën dhe jo më të premten si ditë pushimi javore për të gjitha sektet fetare në Shqipëri. Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar.

Në Shqipëri

Vendimet e mbretit Zog

Tiranë, 20 janar.

“Mbreti Zog ka shpallur të dielën dhe jo më të premten si ditë pushimi javore tani për të gjitha sektet fetare në Shqipëri.

Myslimanët, të cilët përbëjnë shumicën e popullsisë së mbretërisë, do të duhet të punojnë të premten, por atyre do t’u lejohen disa momente atë ditë për të recituar lutjet e veçanta të Sabbat-it.” /Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania/