NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Virusi hyn “zyrtarisht” edhe në territorin e Bashkisë Shkodër, dy personat e infektuar jetojnë në Dobraç dhe Kiras…

Bashkia e Shkodrës deri ditën e sotme, nuk rezultonte me raste pozitive të infektimit nga virusi. Të paktën sipas burimeve zyrtare, të gjitha testet e dërguara në Tiranë për ekzaminime, u kthyen negative. Por ja, virusi erdhi edhe në bashkinë më të madhe të Veriut. Dy rastet e mëparshme, pavarësisht se u konsideruan si të qytetit Shkodër, në fakt gruaja dhe zyrtari i shtetit, ishin infektuar dhe sëmurur gjatë qendrimit në kryeqytet.


Mësohet se dy rastet në Shkodër të konfirmuara sot nga Ministria e Shëndetësisë janë raste të reja të cilat nuk lidhen me të mëparshmit në Shkodër. Bëhet fjale për një grua 65-vjeçare nga lagjja Kiras dhe një 55 vjeçar nga Dobraçi i Shkodrës. Mësohet se gruaja kishte humbur bashkëshortit dy javë më parë dhe në funeral kane marrë pjesë shumë persona ç’ka shton frikën dhe panikun për infektime të reja të mundshme.

Po ashtu 55-vjeçari kishte një njësi shërbimi tregtare me lëndë ndërtimi dhe elektrike. Ç’ka do të thotë se edhe personi në fjalë ka patur shumë kontakte.