Në 20 nëntor të 2013 u nda nga jeta ish-deputeti i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi teksa udhëtonte nga Elbasani drejt Tiranës. Miku i tij, ish-deputeti Astrit Patozi ka reaguar ne “Facebook” duke iu drejtuar gjithë atyre, të cilët kanë shkruar që një ditë më parë se data e saktë e ikjes së Olldashit, sikur të ishte festë. Sipas Patozit kjo është një arsye shumë e fortë për ta shtyrë sa më shumë vdekjen.
“Janë ca njerëz në këtë botë, që nuk mjaftohen duke gënjyer të gjallët, por guxojnë e bëjnë këtë edhe me të vdekurit. Dhe mendoj se kjo është një arsye shumë e fortë për ta shtyrë sa më shumë vdekjen.
Nuk është pak t’u heqësh atyre mundësinë që të vijnë e të bëjnë sikur qajnë tek varri. Madje duke mos pritur që të mbushet edhe viti tamam, por një ditë përpara, sikur të ishte festë…”, shkuan Patozi.