Në mbledhjen e Komisionit të Emergjencave Civile të Qarkut Shkodër, institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër ka informuar të dhënat e KESH për kuotat e liqeneve të hidrocentraleve dhe nivelet e shkarkimeve si më poshtë:
FIERZA: Kuota 294.18m I Q=1100m3/sec I P=440MW I 4 AG ne pune
Shkarkime nga porta 0m3/sec
KOMANI: Kuota 171.69m I Q=1096/670m3/sec I P=530MW I 4 AG ne pune
Shkarkime nga porta 600m3/sec
V.DEJES: Kuota 75.27m I Q=1640/400m3/sec I P=239MW I 5 AG ne pune
Shkarkime nga porta 800m3/sec
Për ata që dinë ti lexojnë keto statistika, liqenet e hidrocentraleve të kaskadës së Drinit janë afër pikës kritike apo “vijës së kuqe”. Kjo do të thotë se nëse nuk mirëmenaxhohen rezervat, duhet të ketë shkarkime të detyrueshme për të shpëtuar veprat hidrike dhe me maksimumin e mundshëm të kapaciteteve të shkarkimit. Atëherë përmbytja do të arrinte në nivele afër katastrofës.