
Përmbaruesi privat që ra në prangat e policisë së Tiranës, është vëllai i ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë,
Fatos Alimadhi, 54 vjeç, u arrestua pasi akuzohet për shpërdorim detyre në zyrën e tij të përmbarimit privat në kryeqytet.
Fatos Alimadhi, akuzohet se së bashku me dy përmbarues të tjerë, kanë firmosur shkresa dhe vendime për bllokimin e llogarive bankare të familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë, bëri me dije policia.
Burimet sqaruan për “Panorama” se një shtetas ka marrë kredi në emër të një subjekti, dhe pas disa kohësh ka ndërruar jetë. Por në momentin që ndërron jetë kredinë e mbulon siguracioni i jetës, sipas ligjit. Por përmbaruesi Alimadhi i bllokonte llogaritë familjarëve të të ndjerit dhe mbi të gjitha pa i lajmëruar ata.
Njoftimi nga policia e Tiranës
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Account”.
Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Procedohen penalisht 2 të tjerë.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Account”, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit:
– F. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi F. A., gjatë ushtrimit të funksionit si përmbarues privat, duke shpërdoruar detyrën, ka firmosur shkresa dhe vendime për sekuestro për bllokimin e llogarive rrjedhëse të një subjekti privat, pa e njoftuar këtë subjekt.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit S. D., dhe P. Q., me detyrë përmbarues privat, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!