ShkodraWeb Media

E Vërteta të bën të lirë!

Vihet në pranga tropojani 46 vjeçar me banim në Shkodër, grabiti një sasi lekësh në lokalin e një gruaje në Tiranë…

Shtetasi me iniciale S.M. akuzohet se më 2 maj të këtij viti, ka vjedhur një shumë prej 100.000 lekësh të reja në lokalin e shtetases S.Z dhe më pas është larguar me mjetin e tij.

Njoftimi i policisë

Një tjetër i kërkuar bie në prangat e Policisë. Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Nga Sektori për Krimet e Hapura pranë Komisariatit të Policisë nr.5 në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, pas një punë të mirëorganizuar u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

S.M. 46 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në lagjen “Tre Herojntë”, Shkodër.

Për këtë shtetas, Prokuroria kishte lëshuar urdhër ndalimi, pasi dyshohet se në Zall-Herr, Tiranë më datë 02.05.2019 ka vjedhur një sasi prej 100.000 lekësh të reja në lokalin e shtetases S.Z dhe më pas është larguar me mjetin e tij.

Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

Loading...
Copyright ShkodraWeb Media © 2019 All rights reserved. | Politika e Privatësisë nga ShkodraWeb Media.