
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
• arrestuan shtetasin P. M., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike të vazhdueshme ndaj nënës së tij;
• referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. O., 26 vjeç, banues në fshatin Rragam, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin E. D., 29 vjeç, për motive të dobëta.




