Shkolla e Mesme në Gruemirë të Malësisë së Madhe është mbyllur këtë të martë, pasi kanë rezultuar pozitiv 2 mësues.
Ndërkohë, 6 tamponë të tjerë u janë marrë për analiza personelit arsimor.
Sipas burimeve, zona e Gruemirës në Malësi të Madhe është vatër e madhe infeksioni dhe për këtë arsye është marrë vendimi i mbylljes së shkolles së mesme.
Vlerësohte se problem mbetet akoma vonesa 8 ditore e kthimit të përgjigjeve të tamponeve në qarkun Shkodër.