
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
– arrestuan shtetasin I. B., 45 vjeç, banues në qytetin Koplik, pasi gjatë kontrollit në një subjekt tregtar lokal, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për B. D., 18 vjeç, banues në qytetin Koplik, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. P., 57 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 57 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.




