Shkodrani Agron Isufi, i njohur edhe si organizator eventesh dhe tifoz i Vllaznisë, nuk e ka vendosur akoma se për kë do të votojë me 6 mars në zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Shkodrës.
Dilemën e tij e ka bërë publike në profilin e tij në Facebook. Ai shfaqet në një video, me tre emrat e kandidatëve dhe pranë secilit emër nga një gotë verë, të paktën duke gjykuar nga ngjyra e lëngut.
I veshur me uniformën kuqeblu të Vllaznisë, Isufi flet me superlativa për të tre kandidatët në garë: Majlinda Angonin, Bardh Spahinë dhe Xhemal Bushatin, duke i quajtur të mrekullueshëm. Por ai ka një dilemë se nuk di kujt t’ ja japë votën me 6 mars.
Mbi tavolinë janë edhe një palë letra, por ai nuk e duan të udhës të përdorë ato për të zgjedhur kë të votojë. Në fund, ai ka një “zgjidhje”. Në dorë sjell një zar dhe premton se kujt nga kandidatët ti bjerë numri 6, atë do të votojë me 6 mars.
Isufi nga tre gotat që mban mbi tavolinë duke uruar për fitoren të tre kandidatët. Në fund, nuk harron të ftojë tre kandidatët, madje me staf nga 10 vetë, në një event të paralajmëruar që do të organizojë me 26 mars.
Një dilemë e tillë për kandidatët, shfaqet publikisht për herë të parë në Shkodër. Madje, edhe në Shqipëri nuk është parë e dëgjuar një dilemë e tillë. Si gjithmonë, në Shkodër ndodhin gjërat për herë të parë dhe në këtë rast, personazh është i mirënjohuri Agron Isufi. /ShkodraWeb/