Para pak minutave protestuesit e tubuar në hyrje të Shkodrës, i kanë vënë flakën 3 gomave të makinave duke penguar totalisht qarkullimin e mjeteve motorike. “Shkodra Proteston” është në ditën e dytë të saj, ndërsa protestuesit kanë shpalosur kërkesat e tyre ekonomike. Ditën e sotme në krye të protestuesve, janë shfaqur drejtues të Sindikatave të Pavarura për Shkodrën.
Burime nga protesta, bëjnë me dije se ajo do të vazhdojë edhe nesër e në ditët në vij, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.